Agjencia e Mbikqyrjes Policore njofton se nga hetimet lidhur me grupin e trafikantëve ku në pranga ra edhe një punonjës policie Ervis Shkurta ka zhvillime të reja.

AMP thotë se ka gjetur një ambient të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe Shkëlqim Ostrenit. Ky ambient ndodhet në rrugën “Idriz Guri” Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambjent, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro.

Mbi bazën e materialeve hetimore të administruara deri në këtë fazë i është relatuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” i kryer në bashkëpunim, si dhe regjistrimin e të njëjtës vepër për personin nën hetim SH. O., i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të të gjithë personave të perfshirë në këtë veprimtari dhe dokumentimin me prova ligjore të veprave penale, ku dyshohet se ata janë të përfshirë.

Shkëlqim Ostreni u arrestua pesë ditë më parë bashkë me Eneo Sulejmanajn dhe Igli Begajn. Këta persona dyshohet se ishin furnizues të kokainës në disa zona të Tiranës kryesisht në Xhamllik. Kokainën sipas burimeve ka dyshime se e siguronin në zonën e Durrësit. Ndërkohë ky grup kriminal ka dyshime se furnizonte disa pika në kryeqytet edhe me sasi të mëdha me kanabis, lëndë narkotike që e blinin në jug të Shqipërisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *