Subscribe

Edison Pula është ende 27-vjeçari shqiptar, i cili u arratis ditën e djeshme rreth orës 5 të mëngjesit nga burgu Santa Bona në Trevizo.

 

27 vjaçari e kishte planifikuar skenën së bashku me dy persona të tjerë të cilët u arrestuan në ambjentet e jashte të burgut direkt pas tentativës për arratisjes.

 

Mediat italiane shkruajnë se skenari mund të ishte planifikuar i tillë vetëm për arratisjen e Edison Pulajt të cilin e priste një makinë pranë isntitucionit të vuajtjes së dënimit.

 

Por Kush është Edison Pulaj?

 

Pulaj është anëtar i Bandës së Niklës.

 

Në vitin 2016, ai ishte arratisur edhe nga Komisariati i Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Ai ishte arrestuar në Shqipëri  si pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Edison Pula u arrestua në Itali shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.

 

Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive, gjithashtu është një ndër të dyshuarit për vjedhje në shtëpinë e biznesmenit italian Miotto në Mogliano Veneto.

 

Pula akuzohet nga hetuesit Italian për 50 grabitje midis provinave Trevizo dhe Belluno.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *