Edison Pula, i arratisur me bujë nga burgu italian i Trevisos në qershor të vitit 2022 është arrestuar në Luksemburg.
Në Shqipëri, Pula rezulton i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia njofton se në kuadër të operacionit “Together” u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Zyrat homologe të Interpolit po vijojnë bashkëpunimin, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 30-vjeçarit.
Arratisja nga burgu i Trevisos
Edison Pula u arratis nga burgu i Trevisos më 9 qershor 2022. Ai preu hekurat e qelisë së tij përmes një sharre që ishte future aty disa kohë më parë.
Policia italiane tha në atë kohë se Pulës iu dërgua sharra me një dron nga anëtarë të grupeve kriminale, të cilat sipas tyre kanë të bëjnë edhe me Ndraghetan.
Anëtari i bandës së Niklës humbi çdo gjurmë që nga data 9 qershor dhe nuk dihet se si ka arritur që të kalojë drejt Luksemburgut ku u arrestua ditën e sotme, 5 shkurt 2025./vizionplus.tv







