Policia e Fierit deklaron se janë 21 persona të skualifikuar në total në këtë qark për konkursin e policisë, për oficer patrulle. 5 prej tyre për shkak të moshës dhe 16 për mosplotësim të pikës gjashtë germa f (të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje) dhe pikës nëntë (kriteri i besueshmërisë).

 

Sektori i Burimeve Njerëzore në DVP Fier bën me dije se i ka njoftuar me shkresë zyrtare aplikantët që nuk kanë plotësuar kriteret në lidhje me vendimin e skualifikimit.

 

“Gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit, nëse aplikantët nuk plotësojnë qoftë edhe 1 kriter të vetëm, ata skualifikohen”, theksohet në njoftim.

 

Nga 21 aplikantë të skualifikuar, 9 prej tyre kanë depozituar ankimimin e vendimit në Komisionin e Posaçëm të Ankesave të ngritur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *