E diel, 11 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U aksidentua në punë/ 43-vjeçari nga Erseka ka humbur një nga gjymtyrët, do të transportohet drejt Tiranës (Pamjet)

Roland Dokollari, 43-vjeç që mbeti i plagosur në punë këtë të martë në Ersekë do të transportohet drejt Tiranës.

 

Reklamë

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Dokollari ishte duke punuar në tansportierin e gurores në fshatin Vodicë, rreth dy kilometra larg aksit nacional.

Reklamë

 

 

Dyshohet se 43-vjeçari ka humbur vëmendjen gjatë procesit të punës e për rrjedhojë transportieri i ka kapur një nga gjymtyrët e sipërm duke i shkaktuar palgë të rëndë.

 

 

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të aksidentuarit është normalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të transportohet drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

 

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë