Subscribe

Djegia per ore te tera e fabrikës qe riciklonte mbetje plastike, përben rrezik per shëndetin e banoreve. Veç  tymit te zi dhe erës se keqe qe u përhap ne Tirane, nje problem me vete janë gazet qe çlirohen nga djegia e plastikes.

 

Specialistet pranë Institutit te Shëndetit Publik tregojnë per substancat e dëmshme qe u përhapen ne ajër gjate djegies dhe ndikimet e tyre ne shëndetin e banoreve, kryesisht te atyre qe jetojnë përreth fabrikës.

 

Kjo eshte ajo çka ka mbetur pas 24 orësh nga renia e zjarrit ne fabrikën e riciklimit te mbetjeve plastike. Dy mjete zjarrfikëse jane ende ne fabrike pasi hera –herës ka riaktivizime te vatrave te zjarrit.

 

Te pakte jane banoret qe mund te flasin per ngjarjen, pasi pjesa me e madhe e tyre ne kete zone te Kasharit kane qene punëtore te fabrikës. Kjo banore qe nuk e lidh gje me fabrikën veç distancës se afërt, tregon ankthin qe përjetoi nje dite me pare dhe ndotjen qe pasoi.

 

Pas zjarrit te djeshëm as Ministria e Mjedisit dhe as Instituti i Shëndetit Publik nuk kane kryer matje për nivelin e ndotjes nga zjarri, i cili zgjati deri ne orët e para te mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *