Subscribe

Dita e martë duket se do të sjellë “tym të bardhë” në politikën shqiptare, pasi burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është arritur një marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit të Sali Berishës, ku mazhoranca ka pranuar disa nga kërkesat e opozitës.

Por për analistin Mentor Kikia kjo marrëveshje nuk ka asnjë produkt të ri. I ftuar në “Quo Vadis në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Kikia tha se Reforma Zgjedhore do të duhej të ishte implementuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si e shikon këtë marrëveshje të re?

Pranvera Borakaj: Festë e madhe duket.

Pranvera Borakaj: Çfarë do të prodhojë kjo festë?

Pranvera Borakaj: Historia e politikës është e mbushur me sihariqe të mëdha, ku politika e aftë të prodhojë vetëm konflikte, pas presioneve apo duke testuar durimin e  palëve arrihet një marrëveshje që do të duhej të ishte gjeja më e rëndomtë.

Pranvera Borakaj: Pse tani?

Mentor Kikia: Në kushte kur ulja në bisedime për një gjë kaq të zakonshme, shihet si një sihariq i madh, duket sikur është ulur Izraeli dhe Hamasi, apo rusët dhe ukrainasit. E parë në këtë këndvështrim, jemi mësuar me këto lajme. Reforma Zgjedhore gjithmonë është zgjidhur në finish. Tymi i bardhë ka qenë gjithmonë simbolikë e politikës shqiptare. Ndërkombëtarët, ambasadat gjithmonë i kanë shtyrë për të mbyllur marrëveshje. Këtu nuk ka më hero, askush s’ka meritë. Ajo që ju intereson shqiptarëve dhe nëse kthejmë kokën pas dimë që gjërat më të këqija janë bërë me marrëveshje. Komisioni i reformës Zgjedhore duhet të kishte reflektuar të paktën vendimin e GJK që është heqja e herësit dhe votimi i emigrantëve. Nuk ka vullnet për zbatimin e GJK, është vendim, duhej të ishte implementuar. Të gjithë atë që s’kanë bërë po e hedhin në tryezë duke e shitur si gjë të madhe historike. Marrëveshja është pa asnjë lloj produkti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *