Vendi
Tym e flakë, evakuohen nxënësit dhe mësuesit në shkollën 9-vjeçare në Laç

Në shkollën 9-vjeçare “Mark Trokthi” në Laç, rreth orës 9 ka shpërthyer një pajisje elektrike, duke shkaktuar shkëndija zjarri. Disa ambiente të shkollës janë mbuluar nga tymi.
Nxënësit dhe personeli i mësuesve janë evakuuar, dhe më pas në vengjngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, duke shuar menjëherë flakët.
Fatmiresisht nuk ka patur të lënduar dhe dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.



