E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tym dhe flakë në Kuvend, Noka dhe Vokshi përfundojnë në SPAK

 

Edhe seanca e sotme parlamentare u dominua nga kaosi dhe tymi pasi opozita nuk iu nda skenarit për të bojkotuar punën e Parlamentit.

 

Deputeti demokrat Flamur Noka, edhe pse u përjashtua nga seanca me  urdhër të kryeparlamentares Nikolla, vijoi skenarin duke u vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolina.

Reklamë

 

Pas kësaj, në Parlament janë mbledhur provat dhe flakadanët si dhe janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë.

 

Flakadanët do të dërgohen për ekspertizë për gjurmë AND-je për identifikimin e personave autorë.

 

Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, për veprat penale të neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal.

 

Referimi në SPAK është bërë për faktin se bëhet fjalë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe i përfshin Prokuroria e Posaçme./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë