E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Twitter thotë se hakerët shikuan mesazhet private të 36 llogarive

A Twitter logo is seen on a computer screen on November 20, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Twitter tha se hakerët kanë parë mesazhe direkte private nga 36 llogari, që kanë qenë të përfshira në sulmin kibernetik të javës së kaluar.

Twitter tha se njëra llogari i përkiste një zyrtari të zgjedhur të Holandës, por nuk zbuloi më shumë.

Javën e kaluar, hakerët kanë sulmuar llogaritë e shumë figurave të shquara politike dhe kulturore, duke iu bërë thirrje përdoruesve që të dërgojnë monedha digjitale Bitcoin.

Kuletat e Bitcoinit besohet se kanë arritur të marrin më shumë se 100,000 dollarë të monedhës digjitale, përpara se mesazhet mashtruese të hiqeshin nga Twitter.

Reklamë

Twitter tha se 130 llogari kanë qenë në shënjestër të sulmit, i cili ka ekspozuar informacione personale, përfshirë adresa të emailit dhe numra telefoni.

Edhe pse Twitter nuk e emëroi zyrtarin e prekur holandez, mediat lokale thanë se ka të ngjarë që ai është politikani i ekstremit të djathtë, Geert Wilders.

Komiteti i Tregtisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Twitter që të dëshmojë për incidentin më 23 korrik./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë