Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ështa takuar në Bruksel me  presidentin e Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, ku ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ku ka thënë se është pesimist se drita jeshile do të ndizet në qershor.

 

“Gjatë dy viteve të fundit vendi juaj ka adresuar të gjitha çështjet që ka pritur BE-ja të realizohen. Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqeoninë e veriut në këtë kohë. Pyetja tani është jo “nëse…” por “kur…”. Që të tregohem realist, arritja e konsensusit mes 28 vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të më pëlqente”.

 

Stevo Pendarovki ndërkohë tha se pret që këtë qershor Bashkimi Europian të vendosë datën për çeljen e negociatave.

 

“Këtë qershor Bashkimi Evropian ka mundësi historike të tregojë lidership dhe vizion për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë me dhënien e datës për nisjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Qytetarët tanë nuk kërkojnë shpërblim të pamerituar por mundësi të merituar për të ndërtuar shtet evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare”.

 

Presidenti u takua në Bruksel edhe me përfaqësuesen e BE për politikën e Jashtme, Federika Mogherini.

 

Në 18 qershor ministrat e jashtëm do të diskutojnë për zgjerimin, ndërsa në 22 dhe 23 qershor, Këshilli Evropia pritet të marrë vendimin përfundimtar për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *