E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tusk takon Merkel, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk është takuar këtë të martë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Tusk në një postim në Twitter, ndërsa thotë se me kancelaren Merkel ka diskutuar për Brexit, Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Reklamë

Takimi i dy udhëheqësve vjen para mbledhjes së Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor.

 

Këshilli Europian do të marrë vendim për negociatat e anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë