Presidenti i Këshillit Evropian Dondal Tusk deklaroi se është çështje orësh që shefat e shteteve të BE-së të votojnë datën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 

Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, Tusk  theksoi se kjo javë ishte frytdhënëse sa i përket aspiratave integruese të Ballkanit Perëndimor.

 

“Kjo është një javë e mirë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor. Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së e hapën rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 dhe për disa orë presim që shefat e qeverive ta konfirmojnë këtë vendim”.

 

Ndërkohë kreyminstri Zaev ka thënë se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kritereve ndërsa shprehu bindjen se bisedimet bazuar në praktikat e deritanishme do të zgjasin 7-8 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *