As presidenti i këshillit evriopian Donald Tusk nuk ka mundur dot te binde presidentin e Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov te ndërroje mendje, duke dhënë mandatin per formimin e qeverise, megjithe paralajmërimin e tij se me kete rruge qe ka nisur Maqedoni nuk ka sesi te shpresoje ne mbështetjen e BE-se. Por Ivanov u tregua serish i prere kundër platformës shqiptare.
“Qëndrimi im është i qartë dhe mbetet i pandryshuar. Qeveria nuk duhet te kundërshtohet dhe shantazhohet nga askush, pasi ne te kundërt do te ishte e paqëndrueshme. BE-ja është garantuese e dy marrëveshjeve, ajo e Ohrit dhe Përzhinos. Imperativ i liderëve partiak është zbatimi i reformave urgjente, reformat evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, rrezikohet sovraniteti i shtetit, shantazhohet përbërja e qeverisë së re, shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët me çështje jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe kërkohet ndryshim i Kushtetutës dhe nxiten përplasje ndëretnike.”
Zyrtari i larte europian i kujtoi Ivanovit se kështu Maqedonia po del kundër vullnetit europian.
“Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva europiane per Maqedoninë është e padiskutueshme. Por, ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme. Vetëm kur ta gjeni këtë zgjidhje, do te mund te merrni ne konsiderate mbështetjen tone.”
Tusk ne vizitën e tij ne Shkup zhvilloi vetëm nje takim koke me koke me presidentin Ivanov, pasuar nga konferenca per shtyp.





