Donald Tusk, presidenti i ri i Partisë Popullore Europiane, nga Zagrebi nisi një fushatë sulmi kundër autokratëve dhe populistëve.

 

Ai tha se në asnjë moment PPE nuk mund ta braktis sferën e sigurisë dhe rendit në duart e politikanëve populistë.

 

“Në asnjë rrethanë nuk mund ta braktisim sferën e sigurisë dhe rendit në duart e politikanëve populistë, manipuluesve dhe autokratëve, të cilët i bëjnë njerëzit të besojnë se liria nuk ka lidhje me sigurinë”, theksoi Tusk.

 

Tusk paralajmëroi largim të populistëve nga PPE.

 

“Le të mblidhemi së bashku në këtë fushëbetejë politike shumë të rëndësishme, nga njëra anë partitë populiste të papërgjegjshme dhe nga ana tjetër, partia jonë e popullaritetit të përgjegjshëm”, përfundoi ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *