Subscribe

Reforma në drejtësi është themelore për progresin e vendit drejt BE. Deklarata është bërë nga presidenti i Këshillit Evropian, gjate nje takimi te tij ne Bruksel me presidentin shqiptar Bujar Nishani. Donald Tusk deklaroi se autoritetet ne vend duhet te bëjnë me shume dhe sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuara.

Donald Tusk:

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi po ndërmerr reforma ambicioze si ajo në reformën në drejtësi. Nënvizoj, sikurse deklarova në nëntor me kryeministrin Rama se bashkëpunimi ndërpartiak dhe dialogu janë tepër të rëndësishme për të avancuar përpara në perspektivat përpara. Duhet të ndërmerren hetime proaktive veçanërisht sa i takon luftës ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. 

Bujar Nishani:

E informova Presidentin Tusk mbi ecurinë e procesit të reformave dhe vëmendjen time personale dhe institucionale, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës. Shpreha besimin se me finalizimin e reformës në drejtësi, Bashkimi Evropian do të mbështesë e negociatave të aderimit për Shqipërinë.

Edhe gjate konferencës per shtyp pas takimit qe presidenti Nishani pati me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, theksi u vu tek reforma ne drejtësi dhe veçanërisht tek rëndësia e dialogut politik ne Shqipëri.

Martin Schulz:

Folëm per reformat e rëndësishme ne vend dhe per nje drejtësi te pavarur, por edhe për dialogun parlamentar qe është nje pike shume e rëndësishme. Diskutuam per luftën kundër terrorizmit, çështjet e sigurisë, rolin e vendit ne rajon, raportet me fqinjët qe janë te rëndësishme per raportet me BE. Ndjesia ime është qe jeni ne rrugën e duhur.

Bujar Nishani:

Informova Shulz per progresin e reformave, ne veçanti reformën ne drejtësi. Nevojitet nje bashkëpunim per kapërcimin e krizës se refugjateve dhe evidentova vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve shqiptare per te qene pjese e nje zgjidhjeje te mirekoordinuar europiane dhe per kapacitetet e vendit tim.

Presidenti Nishani theksoi se integrimi europian eshte mekanizmi me i mire per pajtimin dhe rritjen e besimit mes vendeve te rajonit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *