E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar: Kundër vlerave evropiane

Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka dënuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tij është një akt që shkon kundër vlerave evropiane.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Tusk e cilësoi të papranueshme përdorimin e dhunës ndaj shoqërisë civile, artistëve dhe qytetarëve

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë