E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tusk apel për kufijtë e hapur

Ndërsa mijëra emigrante mbeten te bllokuar, si pasoje e vendimit te disa vendeve per te mbyllur kufijtë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, këmbëngul se Europa duhet te kthehet ne politiken e kufijve te hapur. Apelin ai e beri nga Vjena ku u takua me kancelarin Fayman, përpara se te niste turneun ne disa vende ballkanike, ku refugjatet kalojnë transit.

Donald Tusk:

Sot po hapim nje kapitull te ri te perballjes me krizën e emigranteve, qe quhet Kthim ne Shengen. Te gjitha vendet duhet te aplikojnë rregullat e përbashkëta te kufijve te hapur. Aplikimi i Shengenit nuk do te thotë fundi i tij, përkundrazi zbatimi i rregullave te Shengenit është mënyra e vetme per ta ruajtur atë.

Por zyrtari i larte europian duket se nuk ia ka dale qe te binde kancelarin austriak te ndryshoje qëndrim.

Reklamë

Werner Faymann:

Vendi im duhet te kontrolloje kufijtë per te ndalur kaosin e çorganizuar, qe ka karakterizuar qasjen e BE per menaxhimin e krizës se emigranteve. Austria nuk është as dhoma e pritjes per Gjermaninë dhe as e përgatitur te pranoje politiken e dërgimit te emigranteve ne pjesën tjetër te Europes përmes Austrisë.

Tusk, i cili kërkoi mbështetje per Greqinë qe po përballet me presionin e mijëra emigranteve te bllokuar ne territorin e saj ka nisur një turne ne disa vende, ku kalon rruga e emigranteve, Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Greqi dhe Turqi. Ndërkaq, agjencia e OKB për refugjatet UNHCR ka dhëne alarmin se Europa është ne prag te nje krize humanitare te shkaktuar nga ajo vete. Tensionet e shënuara ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë nuk kane qene te vetmet, pasi edhe ne kampin e emigranteve ne Kale, policia po shkatërron çadrat per t’i zhvendosur emigrantet ne kontejnerë ne nje tjetër zone.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë