Subscribe

Tre netë spektakël në natyrë me performancën e 45 DJ nga Shqipëria Mali i Zi, Kosova dhe Europa mblodhën 2 mijë të rinj e të reja në që të shijojnë muzikën në festivalin që njihet si “Turtle Fest”.

 

Ky është edicioni i 8 i këtij eventi, i cili shërben edhe si një promovim i bukurive natyrore shqiptare. Këtë vit ai u zhvillua në plazhin e Drimadhës.

 

Ky nuk është vetëm një event muzikor, por një praktike pune e konsoliduar, qe prodhon te ardhura jo vetëm për organizatoret, por edhe për njerëzit e komunitetit, për ata qe shërbejnë ne këtë festival.

 

“Bashkë me zëvendës ministren, prefektin e qarkut Vlore dhe stafin tim jemi këtu për te shkëmbyer ide sesi ky event mund te behet me mire vitin e ardhshëm, qe Shqipëria te paraqitet si një destinacion i vertete europian per turizmin. Por qe te jete i tille nuk mund te behet pa te rinjtë dhe pa ata qe ne kohen e sotme janë ambasadoret me te mire.

 

Sipas ministrit Blendi Klosit detyrë e dikasterit është që të organizojë festivale të tilla sa më të mëdha me qëllim krijimin e destinacioneve te reja.

 

“Tani ne Shqipëri, te paktën gjate këtij sezoni ne kemi organizuar 5 festivale rinore ndërkombëtare. Ndaj na del detyrore te mendojmë për orientimin dhe hartimin e politikave qe evente te tilla ti shndërrojnë ne evente shume me shume ndërkombëtare dhe çfare duhet te bëjmë ne nëpërmjet institucioneve qe menaxhojnë turizmin ne Shqipëri qe t’ju ndihmojnë ne promovimin ndërkombëtar te festivalit për ta kthyer ne tradite dhe ne buxhet për te sjelle ne Shqipëri artiste te nivelit ndërkombëtar.

 

Ky event nisi tetë vite më parë si një takim mes miqsh që pëlqejnë muzikën dhe tashmë është kthyer jo thjesht në një festival por një platforme që ofron aktivitete rinore, promovon plazhet e vendit si dhe sjell të ardhura për sektorin e turizmit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *