E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Turqit vendosin nëse do të fuqizojnë Erdogan

 

55 milionë turq votojnë këtë të diel në referendumin që vendos për ndryshimin më të madh në sistemin qeverisës në vend, që nga themelimi i Republikës moderne thuajse një shekull më parë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të conte në zëvendësimin e sistemit parlamentar me një presidence ekzekutive. Kjo do të fuqizonte presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, që do të përqëndronte gjithë pushtetin në duart e tij.

 

Ndryshimet i japin pushtet presidentit të firmosë dekrete, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pa patur nevojën e miratimit nga qeveria, të shpërndajë parlamentin, apo të emërojë zyrtarë publikë. Posti i kryeministrit mund të mos ekzistojë dhe presidenti mund te caktojë vetë kabinetin e ministrave, apo të firmosë ligje dhe urdhra ekzekutive dhe të ndërhyjë në gjyqësor. Sipas sondazheve, fushata pro ndryshimeve kushtetuese mund të marrë 51 përqind të votave.

Reklamë

 

Kundërshtarët e saj thonë se një fitore do ta conte vendin drejt një regjimi autoritar. Fushata e nisur që prej vitit të shkuar dëmtoi raportet e Turqisë me aleatët europiane, pasi Erdoan e cilësoi ndalimin e disa takimeve me turqit në Europë si sjellje naziste.

 

Së fundi, Erdoan ka kritikuar një raport të vëzhguesve të OSBE-se për klimën e fushatës së Referendumit, që vëren se mbështetësit e fushatës kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë lejuar të mbajnë mitingje, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje të policisë në to.

 

Më shumë video

Reklamë