Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës,...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja...

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat...

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Turqit të kujdesshëm përballë luhatjes së lirës

21 Dhjetor 19:08

Vlera e lirës turke u rrit edhe më tej të martën pasi presidenti i vendit njoftoi masa të reja për të mbrojtur depozitat në monedhën kombëtare kundër luhatjeve të monedhës.

 

Lira arriti nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan të hënën, por e mori veten përsëri duke arritur në nivelin më të lartë mëngjesin e së martës. Lira turke ka qënë duke u zhvlerësuar që kur Banka Qendrore e këtij vendi filloi të ulë normat e interesit në shtator, megjithë rritjen e inflacionit. Lira e dobësuar ngriti çmimet e mallrave të konsumit, me shumë njerëz që e kanë të vështirë të përballojnë ushqimet dhe artikuj të tjerë bazë.

 

Turqit dhe turistët pritën në radhë të gjata jashtë zyrave të këmbimit të martën, pasi lira turke u forcua pas niveleve të ulëta rekord. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan prezantoi një sërë masash të hënën vonë, që ai tha se do të lehtësonin barrën e një monedhe të dobësuar mbi turqit dhe do t’i inkurajonte ata të mbanin lira në vend të dollarëve.

 

Duke shprehur shqetësime për pasigurinë, disa turq që kërkonin të blinin dollarë amerikanë pritën në radhë jashtë zyrave të këmbimit.

 

“Disa njerëz ndoshta janë bindur (me hapat e fundit) dhe kanë këmbyer dollarët e tyre në lira turke. Por ne nuk e dimë se sa do të zgjasë, gjithçka mbetet e pasigurt. Vendimi i Shteteve të Bashkuara ende nuk dihet, normat e interesit po rriten kudo në botë. Hapat e qeverisë janë një lloj rritjeje e maskuar e normave të interesit”, thotë një pensionist në Stamboll.

 

 

Sipas planit të Erdoganit, qeveria e tij premtoi të garantonte depozitat në lira, duke bërë që monedha të hënën të rritej në një moment me rreth 25%, rritja e saj më të madhe brenda ditës në histori. Monedha turke, e cila ka humbur 44% të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan këtë vit, fillimisht u forcua të martën në nivelin më të lartë ditor – 11 lira për një dollar, më vonë u dobësua në 14 lira përpara se të stabilizohej në 12.6 lira kundrejt një dollari.

 

“Prirja e ngritjes është ndalur dhe po luhatet përsëri. Kur dola nga shtëpia, një gram ar, ishte 700 lira, tani është 803 lira. Lira ishte 11 kundrejt dollarit, tani është 15. Ajo që bënë me këto masa ishte të merrnin paratë e njerëzve të varfër nga llogaritë në dollarë dhe ar dhe t’i bënin biznesmenët më të pasur”, thotë Salim Kart, një i vetëpunësuar.

 

Qeveria është zotuar të paguajë diferencën midis vlerës së kursimeve në lira dhe depozitave ekuivalente në dollarë.

 

Sipas të dhënave të bankës qendrore, më shumë se gjysma e kursimeve të turqve janë në valuta të huaja dhe në ar, për shkak të humbjes së besimit te lira, e cila është zhvlerësuar në vite.

Lira ka rënë në nivele rekord këtë vit për shkak të frikës së inflacionit në rritje të shkaktuar nga ulja e normave të interesit nga Banka e Turqisë.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
kujdes Lira Luhatje Turq

Nga e njëjta kategori

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo varje në litar”, Rama: Duhet që sistemi të të mbrojë

më shumë...

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

më shumë...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

më shumë...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja në SHBA dhe Evropë për veprime më të ashpra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:29

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje...

10:12

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama...

10:03

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë...

9:54

U godit nga një shtyllë në vendin...

9:33

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje...

9:22

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën...

9:08

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë...

8:57

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa...

8:43

“Kujdes me nxitimin në vendime financiare”, parashikimi...

8:27

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit,...

8:16

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

8:09

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i...

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.