Turqit mbushin rrugët dhe sheshet, mbi 1100 të arrestuar gjatë protestave në disa qytete

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Turqisë në protesta të vazhdueshme që pas arrestimit dhe lënies në burg të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu javën e kaluar.
Që prej së mërkurës, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshe, rrugë dhe kampuse universitare duke brohoritur kundër presidentit Erdogan dhe duke bërë thirrje jo vetëm për lirimin e Imamoglu, por edhe respektimin e te drejtave.
Demonstratat që kanë përshirë qytetet më të mëdha të Turqisë konsiderohen më të mëdhatë në dekadën e fundit në vend dhe kanë nxitur shqetësim të thellë mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Shumë protestues kanë thënë se po përgatiten për një bllokim afatgjatë edhe pse disa qytete e kanë shtyre afatin e ndalimit të tubimneve deri në datën 1 prill.
Në përditësimin e fundit, ministri i Brendshëm tha se janë arrestuar 1133 persona dhe janë plagosur më shumë se 100 oficerë policie.
Ai tha gjithashtu se nuk do të ketë tolerime ndaj provokimeve dhe nxitjes së urrejtjes, ndërsa përsëriti deklarat e presidentit se drejtësia në vend është e pavarur dhe e paanshme.
Kryebashkiaku i Stambollit përballet me akuzat e korrupsionit dhe drejtimin e një organizate kriminale./vizionplus.tv




