Turqia lajmëron se ka shume mundësi qe ministrat e saj te udhëtojnë serish ne drejtim te Gjermanisë, per te marre pjese ne tubime te tjera ne mbështetje te ndryshimeve kushtetuese, përpara Referendumit te 16 prillit. Analistet gjykojnë se nje lëvizje e tille, do te shtonte edhe me tej tensionet mes Ankarasë e Berlinit. Zedhenesi i presidentit Erdogan është shprehur per CNN-in turk se planet janë per nje vale te fundit te fushatës, per te siguruar sa me shume mbështetje tek shtetasit turq qe jetojnë ne vendet europiane.

 

Ai ka kritikuar gjithashtu autoritetet gjermane për lejimin e nje tubimi te Partisë se Punëtoreve te Kurdistanit. Rreth 30,000 kurdë  protestuan ne Frankfurt kundër ndryshimeve kushtetuese, qe pritet te rrisin pushtetin dhe autoritarizmin e Erdoganit. Pas ndalimit të disa tubimeve të ministrave turq në Holandë dhe Gjermani, tensionet mes Ankarasë dhe Evropës janë rritur. Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën e ka fajësuar për Masakrën e Srebrenicës. Turqia ka kërcënuar gjithashtu se do te prishe marrëveshjen me BE-ne per emigrantet siriane.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *