E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Turqia thuajse e eliminuar, mposhtet edhe nga Uellsi

Uellsi mposhti me rezultatin 2-0 Turqinë në ndeshen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve. Goli i parë u shënua nga Aron Ramsey në minutën e 42-të, pas një kombinimi të shkëlqyer me Gareth Bale.

 

Megjithatë, për sulmuesin në pronësi të Real Madrid nuk mund të thuhet se ishte në formën më të mire, pasi humbi një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat nga pika e bardhë e 11 metërshit.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, tuqit provuan të barazonin rezultatin, por tenativat e tyre nuk shkuan në kuadrat. Në minutën e 90 erdhi goli i dytë i uellsianëve me protagonist  Conner Roberts. Një disfatë që rëndon shumë për skuadrën  e drejtuar nga Senol Gynes, pasi shpresat për kaulifikim zbehen dhe më shumë.

 

Ndeshjen e radhës Turqit e kanë përballë Zvicrës ndërsa Uellsi përballë Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë