E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqia shpërfill SHBA-në dhe Europën, merr sërish raketa nga Rusia

Turqia ka marrë pjesët e para të sistemit mbrojtës raketor S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të SHBA-ve.

Ministria turke e mbrojtjes tha se dërgesa e parë arriti në një bazë ajrore në kryeqytetin e Ankarasë këtë të premte.

Reklamë

 

Pavarësisht se ka një marrëveshje për të blerë 100 avionë luftarakë amerikanë F-35 dhe njëkohësisht është antare e NATO-s, Turqia ka ndjekur një politikë të pavarur të mbrojtjes.

Duket se veprimi I fundit do të përshkallëzojë edhe më tej tensionet e Turiqsë me Europën dhe SHBA-të. Washingtoni thotë se sistemi S-400 nuk përputhet me rrjetin e mbrojtjes që përdor NATO, dhe mund të vërë në rrezik avionët luftarakë F-35 të kompanisë amerikane për prodhimin e të cilëve ka ndihmuar edhe Turqia.

 

Presidenti amerikan Donalod Trump ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve dhe Turqia mund të përballet me përjashtimin nga programi i blerjes së avionëve F-35.

Megjithatë Ankaraja Zyrtare ka refuzuar t’i nënshtrohet trysnisë amerikane duke thënë se çështje e sovranitetit të saj se çfarë pajisjesh mbrojtëse duhet të blejë.

 

Sistemi I mbrojtjes raketore S-400 ka një radar me mbikëqyrje me rreze të gjatë e cila gjurmon objekte dhe vlerëson objektivat e mundshëm, duke urdhëruar më pas lëshimin e raketave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë