Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme per nje periudhe tremujore, per t’u dhënë mundësi autoriteteve te veprojnë ndaj personave përgjegjës per tentativën per grusht shteti. Erdoan, i cili ka nisur spastrimet ne institucionet shtetërore deklaroi se vendimi është ne përputhje me kushtetutën e Turqisë dhe nuk dëmton sundimin e ligjit, apo liritë themelore te qytetareve. Gjendja e jashtëzakonshme lejon presidentin dhe kabinetin qeveritar te anashkalojnë parlamentin ne miratimin e ligjeve te reja dhe te kufizojnë ose pezullojnë te drejtat dhe liritë. Erdoan ka paralajmëruar se viruset brenda forcave te armatosura do te spastrohen. Me shume se 600 shkolla janë mbyllur dhe mijëra punonjës shtetërore jane pushuar nga puna. Qeveria u ka hequr akreditimin 34 gazetareve qe beson se jane te lidhur me klerikun Fetullah Gylen. Ne nje interviste per televizionin Al Xhazira Erdoan tha se beson qe vende te huaja mund te jene përfshire ne tentativën e dështuar per grusht shteti, ndonëse nuk përmendi emra. Ndërsa tha se demokracia nuk është ne rrezik, ai paralajmëroi arrestime te tjera ne vend. Pritet nje riorgaznimin i policisë, shërbimeve sekrete dhe strukturës se komandës se forcave te armatosura.