Xhamitë në Turqi u rihapën të premten, pas më shumë se dy muajsh të mbyllura, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Turqia është në proces të lehtësimit të masave të izolimit dhe ka rihapur edhe qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se restorantet, kafenetë, bibliotekat, parqet dhe plazhet do të rinisin punën të hënën.

Qindra besimtarë me maska falën të premten Xhumanë jashtë Xhamisë së Kaltër në Stamboll, për herë të parë qysh më 16 mars.

Faljet bëhen nën udhëzime të reja që synojnë minimizimin e rrezikut të infeksionit dhe, për një kohë, do të bëhen vetëm në disa xhami dhe në disa hapësira publike në natyrë.

Turqia, vend me 83 milionë banorë, ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve me koronavirus.

Prej tyre, 4,461 kanë humbur jetën./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *