E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Bota

Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

Turkey's President Tayyip Erdogan and Finland?s President Sauli Niinisto shake hands during a welcoming ceremony in Ankara, Turkey March 17, 2023. Presidential Press Office/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES.

Finlanda është zyrtarisht pjesë e NATO-s. Parlamenti i Turqisë ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj, duke e bërë kështu fakt të kryer pjesëmarrjen e vendit nordik në organizatën më të madhe ushtarake në botë.

 

Ankaraja e kishte vonuar për disa muaj këtë vendim, me pretendimin se Helsinki po mbështet grupet “terroriste’.

 

Reklamë

Pas votimit në Parlamentin turk, Qeveria e Finlandës deklaroi se anëtarësimi në aleancë e forcon sigurinë e shtetit dhe e përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Baltikut.

 

“Si aleatë, ne do të japim dhe pranojmë siguri. Ne do ta mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda mbështet Suedinë tani dhe në të ardhmen, në aplikimin e saj”, – tha kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përgëzoi Turqinë lidhur me vendimin për të ratifikuar marrëveshjen. Kjo, sipas tij, do ta bëjë familjen euroatlantike shumë më të fortë dhe të sigurt.

 

Suedia, e cila ka aplikuar bashkë me Finlandën për anëtarësim në NATO, nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e Turqisë për të njëjtat akuza. Ankaraja zyrtare ka kërkuar ekstradimin e disa gazetarëve dhe personave të tjerë, të cilët pretendohet se janë të lidhur me Partinë Popullore Kurde, e cilësuar si grupim terrorist nga presidenti Erdogan.

 

Rasti i Suedisë mbetet i bllokuar edhe nga Hungaria, e cila ka bërë të ditur se do të vendosë për Stokholmin në një moment të dytë. Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO, pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. Anëtarësimi i Finlandës përfaqëson zgjerimin e parë, që kur Maqedonia e Veriut u bashkua me aleancën në vitin 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë