Turqia ka përkujtuar grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, ku të paktën 251 persona humbën jetën dhe 2.200 të tjerë u plagosën.

 

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, takoi familjarë te dëshmorëve, duke thënë se Turqia dhe populli i saj nuk do ta harrojnë dhe as nuk do të lejojnë që të harrohet 15 Korriku.

 

Recep Tayyip Erdogan: “Nuk do ta harrojmë, e as nuk do të lejojmë të harrohet 15 Korriku. Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t’i zbulojmë dhe do t’i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë depërtuar”.

 

Erdogan paralajmëroi vazhdimin e luftës kundër të gjitha organizatave terroriste në Turqi dhe rajon. Sipas tij, forcat turke të sigurisë që nga fillimi i vitit, kanë neutralizuar rreth 1.400 terroristë, anëtarë të lëvizjes së klerikut Fet’hullah Gylen .

 

Edhe në shumë vende të botës u mbajtën tubime në përkujtim të 15 korrikut. Në Turqi kjo ditë shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *