Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i gjerë qeveritar që e shoqëron, realizuan një vizitë zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Në takime janë firmosur një sërë marrëveshjes, teksa në fund kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdogan kanë dalë në një deklaratë për mediat. Mes dy vendeve është krijuar Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe tashmë dy vendet e shohin njëri-tjetrin si partner strategjik. Ndërkohë janë nënshkruar 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, bashkëpunimi mes Universitetit Neë York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, u shpreh se ndonëse Rama e konsideron Turqinë si partner strategjik, ende gjatë mandatit të tij nuk ka realizuar asgjë të rëndësishme me të.

“Ka 8-vite që Rama thotë kam partner strategji Turqinë, por për 8-vite Akoma asgjë të rëndësishme s’ka bërë me Turqinë. Jemi Akoma tek fotot 3D të aeroportiti të Vlorës, kështu që nga kjo pikëpamje në marrëdhëniet ekonomie, s’ka asgjë. Jemi në fund të mandatit. Në aspektin e marrëdhënie 3-she, Shiqpëria nuk duhet të dalë e dëmtuar, qoftë në marrëdhëniet e saj me shtetet, por sidomos në çështjet e brendshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *