E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Turqia nis të paguajë në rubla për gazin rus

Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit natyror nga Rusia.

 

Rubla është monedha zyrtare e Rusisë.

 

Reklamë

Kështu tha të martën ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez.

 

Në një intervistë për transmetuesin TRT, ai tha se në muajt e ardhshëm pjesa e pagesave në monedhën vendase në importet e energjisë ruse do të rritet.

 

Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, po kërkon gjithnjë e më shumë nga blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj.

 

Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë amerikanë ose euro.

 

Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse. Ky zotim u bë në samitin midis Erdoganit dhe Putinit në Soçi në muajin shtator.

 

Vitin e kaluar, importet ruse përbënin pothuajse gjysmën e blerjeve të Turqisë të gazit natyror.

 

Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.

 

Bashkimi Evropian, i cili më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40 për qind të nevojave për gaz, po kërkon të hiqet dorë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në shkurt./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë