E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqia nis ofensivë ushtarake në veri të Irakut

Turqia ka nisur një operacion të ri ushtrak kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, duke kryer në seri të sulme ajrore kundër tyre, thanë zyrtarët më 24 prill.

 

Reklamë

Ushtria ka goditur caqet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në qytetin kufitar Hakkari, tha televizoni shtetëror.

 

Forcat speciale, dronët dhe helikopterët po ashtu janë pjesë e kësaj ofensive në veri të Irakut, thanë zyrtarët dhe raportuan mediat të shtunën.

 

Ofensiva ka për qëllim të “zhduk vrasësit”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmes një video-mesazhi të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu.

 

“Dhjetëra terroristë janë neutralizuar” nga sulmet ajrore, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia respekton integritetin territorial të Irakut.

 

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Bagdadi apo nga rajoni autonom kurd në veri të Irakut.

 

Turqia shpesh kryen sulme në veri të Irakut, që kanë për cak PPK-në, e cila njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Në shkurt, 13 shtetas turq, përfshirë edhe personel ushtarak dhe policorë, u ekzekutuan nga militantët e PPK-së në rajonin Gara në veri të Irakut, ka thënë Ankaraja. Vrasja e tyre erdhi dy javë pasi ushtria turke kreu një operacion kundër PPK-së në po të njëjtën zonë.

 

Dhjetëra-mijëra persona kanë vdekur në konfliktin, që po zgjat me dekada, ndërmjet Turqisë dhe PPK-së.

 

Pasi procesi i paqes dështoi më 2015, duke i dhënë fund armëpushimit dyvjeçar, Ankaraja tha se nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve me PPK-në./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë