Turqia ka ndaluar qarkullimin e anijeve luftarake përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve që lidhin Detin e Zi me Detin Marmara dhe atë Egje.

 

Ndërkohë janë të paktën katër anije luftarake ruse në Mesdhe që presin lejen e kalimit.

 

Ankaraja e dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të qartë pozicionin krah Kievit edhe pse ruan raporte të mira me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Në një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, këtë të martë, presidenti Erdogan ka thënë se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol në dhënien fund të luftës që ka hyrë në ditën e gjashtë të saj, Ankaraja do të vazhdojë të mbajë lidhje me Moskën dhe Kievin, dhe se shteti i tij do të zbatojë traktatin ndërkombëtar që i kufizon qasjen anijeve luftarake ruse në ngushticat turke në Detin e Zi.

 

Ndërkohë Ministrat e Energjisë në Bashkimin Evropian vendosën në një takim emergjence në Bruksel që ta përfshijnë Ukrainën në Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike. Ata theksojnë se Ukraina duhet të shkëputet nga rrjeti i përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *