E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 55 minuta më parë
Video · Bota

Turqia liron pastorin amerikan, Trump përshëndet vendimin

Presidenti Donald Trump ka përshëndetur lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson i cili prej dy vitesh ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak prej disa muajsh në Turqi.

 

“Lutjet dhe mendimet e mia janë për pastorin Brunson. Shpresoj se së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij”.

 

Reklamë

Pas lirimit, pastori Andrew Brunson shkoi në shtëpinë e tij në Izmir, ndërsa kete te shtune udhëtoi për në Gjermani.

 

Avokati i tij tha se Brunson, pas vizitës në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij, do të nisen për në SHBA.

 

Gjykata turke kishte dënuar me tre vite burgim pastorin nen akuzën për terrorizëm për shkak të lidhjeve me organizatën  feto te gylen. Kjo shkaktoi një krizë diplomatike mes dy vendeve ndërsa solli edhe zhvlerësimin e monedhës turke.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë