Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur se ka shumë prova dhe informacione të cilat do të zbardhin të vërtetën e vrasjes se gazetarit në kohën e duhur. Duke folur përpara deputetëve në parlament këtë të premte, Erdogan ftoi prokurorin saudit në Stamboll për të zbuluar se kush qëndron pas krimit te rende. Kreu I shtetit njoftoi gjithashtu se prokurori saudit do të mbërrijë në Stamboll të dielën ku do të takohet me  kryeprokurorin turk I cili po ndjek gjithashtu hetimit. Erdogan shtoi se vrasësi i gazetarit të “Washington Post”, mund të jetë në mesin e 18 personave të arrestuar në Rijad.

 

“Nuk ka shpjegim tjetër. Vrasës është në mesin e 18 personave të arrestuar, dhe nëse nuk është, ju duhet të jepni shpjegime kush është vrasësi”

 

Nga ana tjetër, djali i Jamal Khashoggi, i cili ishte ndaluar të udhëtonte jashtë shtetit, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefja e CIA-s, Gina Haspel, ka informuar presidentin Donald Trump pas vizitës së saj në Stamboll, lidhur me audion e regjistruar nga Jamal Khashoggi para vrasjes.

 

Zyrtarë të OKB-së kanë dënuar vrasjen e gazetarit saudit. Raportuesi i posaçëm tha për mediat se ata që orkestruan vrasjen e Khashoggi “përfaqësojnë shtetin saudit”.

 

Gazetari i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës Mohammd Bin Salman, është vrarë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Mediat turke kanë raportuar se trupi I tij është copëtuar dhe varrosur në vende të ndryshme. Arabia Saudite ka pranuar se krimi ka qenë i paramenduar, por mohon se ka urdhëruar vrasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *