Subscribe

Rrugët e mbushura me njerëz, qendrat tregtare plot dhe trafiku i renduar. Kjo është situata në Turqi, ndërsa  vendi hyn në izolimin e parë te plote për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Masat e reja përfshijnë mbylljen e bizneseve dhe shkollave, kufizimin e udhëtimeve dhe udhëzimin e njerëzve për të qëndruar në shtëpi. Dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura ndërsa për udhëtimet e brendshme do të duhet të ketë leje. Shkollat dhe universitet do të kalojnë në mësimin online. Masat do të jenë në fuqi deri më 17 maj dhe përfshijnë edhe festën myslimane të Bajramit të Madh.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se këto masat janë të domosdoshme për të ulur infektimet.

 

“Ne duhet të zvogëlojmë sa më shpejt numrin e rasteve në më pak se 5 000 në ditë, në mënyrë që të mos mbetemi prapa në krahasim me Europën, që po hyn në një periudhë rihapjeje”

 

Vitin e kaluar Turqia u pa si një histori suksesi për vënien nën kontroll të COVID-19 në valën e parë të infeksioneve. Një vit më pas, ajo është ndër vendet më të prekura, me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë.

Vetëm 24 orët e fundit Turqia raportoi 40.444 raste të reja me koronavirus dhe 341 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *