E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqia hap portat për emigrantët/ Vendet e BE në alarm nga vala e refugjatëve

Europa rrezikon të përballet me një situatë kaotike pasi Ankaraja ka vendosur të hapë portat për më shumë se 3.6 milionë refugjatët që ka strehuar në të gjithë vendin. Presidenti turk, Recep Erdogan ka deklaruar se nuk do të vazhdojë të mbajë më barrën e krizës pasi 33 ushtarë turq u vranë nga regjimi i Assadit në Sirinë veriore. Greqia tashmë ka mbyllur kufirin e saj me Turqinë ndërsa mijëra refugjate, janë përleshur me policinë greke pranë qytetit kufitar turk të Edirnesë.

 

Presidenti turk ka akuzuar BE se nuk i është përmbajtur marrëveshjes duke shtuar se  18.000 refugjatё janё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE. Erdogan theksoi se vendi i tij nuk e pёrballon dot mё valene e emigranteve dhe sipas tij numri i refugjatёve mund tё shkojё deri nё 30.000 vetё gjatё fundjavёs.

 

Reklamë

Ministrat e Jashtёm të BE pritet tё diskutojnё tё enjten përshkallёzimin e situates nё Siri, pёrfshirjen e Turqisё nё luftime dhe gjendjen nё kufirin me Greqinё.

 

Situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar së tepërmi. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi.

 

Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Policia greke pёrdori gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë