E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqia goditet nga tërmeti, dëme të shumta materiale

Instituti Gjeologjik i SHBA-së, thotë se një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli.

 

Reklamë

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera.

 

Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi.

 

Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë