E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqia goditet nga një tjetër tërmet

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të diele Turqinë. Lëkundja u regjistrua në Elazig dhe ishte me një thellësi prej rreth 16 kilometrash.

Nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu informoi se tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë problem.

“Deri tani nuk ka ndonjë problematikë. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në fushë. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë