E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Turqia goditet nga dy tërmete të forta

Ilustrim · Vizion Plus

 

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mëngjesin e sotëm.

 

Tërmeti 5.1 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Bursës.

 

Tërmeti me qendër në Detin Marmara u ndej edhe në afërsi të Stambollit.

 

Sipas një raporti të lëshuar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, u përcaktua se tërmeti, 4.73 kilometra (3 milje) nga brigjet e rrethit Mudanya të Bursës, ndodhi në një thellësi prej rreth 8.98 kilometra (5.58 milje) nën sipërfaqen e detit. (AFAD).

 

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në të njëjtin vend 3 minuta më vonë.

 

Guvernatori i Bursës Mahmut Demirtaş tha për Anadolu Agency (AA): “Deri më tani nuk kemi marrë asnjë lajm negativ nga Mudanya dhe Gemlik. Megjithatë, ekipet përkatëse janë aktive në terren.”/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh