Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman: NATO...

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën në liqenin...

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Turqia e gatshme të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por pa Suedinë

31 Janar 17:02

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të hënën se vendi i tij do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte kandidaturën e Finlandës për anëtarësim në NATO, veçmas asaj të Suedisë. Deri më tani, Turqia kishte kërcënuar se do të vendoste veton ndaj aplikimit për anëtarësim të të dyja vendeve, pas djegies së Kuranit në Stokholm që shkaktoi zemëratë në Ankara.

 

 

Ministri i jashtëm turk u tha gazetarëve në Ankara se Turqia është e gatshme të vlerësojë individualisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Zoti Cavusoglu tha se Turqia mund t’i vlerësojë të ndara aplikimet e këtyre dy vendeve.

 

 

Ai shtoi se një përqasje e këtillë ka kuptim, duke qenë se aplikimi i njërit vend është më problematik se tjetri. Komentet e ministrit të jashtëm turk reflektojnë deklaratat që bëri Presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën, kur sugjeroi se Finlanda nuk do të haste në shumë vështirësi për t’u anëtarësuar.

 

 

Zoti Erdogan përsëriti gjithashtu kërkesën që Stokholmi të ekstradojë 120 persona që Turqia i konsideron terroristë.

 

 

Zoti Erdogan e akuzon qeverinë suedeze se lejon që ky vend të strehojë organizata terroriste që po luftojnë kundër Turqisë. Zyrtarët suedezë këmbëngulin se kërkesat për ekstradime janë çështje që u përkasin gjykatave.

 

 

Marrëdhëniet Turqi-Suedi u përkeqësuan më shumë në janar, pasi protestues të së djathtës së largët u lejuan të djegin Kuranin në Stokholm, duke shkaktuar zemëratë në Ankara. Por, marrëdhëniet Finlandë-Turqi u përmirësuan këtë muaj, kur Helsinki lejoi shitjen e materialeve të specializuara prej çeliku për industrinë e mbrojtjes së Turqisë, duke i dhënë fund kështu embargos ushtarake që Finlanda i pati vendosur Ankarasë për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut.

 

 

Ilhan Uzgel, një analist politik në faqen e lajmeve në internet Kisa Dalga, thotë se zoti Erdogan kërkon që të arrijë maksimumin e lëshimeve nga NATO për të lejuar zgjerimin e saj, duke qenë se pritet të ketë zgjedhje presidenciale në muajin maj.

 

 

“Nuk është më shumë një vendim strategjik, por është më tepër një lloj ndikimi që Erdoganit i duhet në politikën e brendshme. Por, kjo është e zgjidhshme. Nën presion, Erdogani bën lëshime, kjo është e sigurtë. Por, ai duhet të përfitojë diçka. Ai e ka mësuar gjatë viteve se çdo gjë mund të shndërrohet në kartë negocimi. Një çështje trans-nacionalizmi ku ai shkëlqen. Pra, ai di si të negociojë. Dua të them se e ka mësuar këtë gjatë 20 viteve (në pushtet)”, thotë zoti Uzgel.

 

 

Deri më tani, Finlanda dhe Suedia janë të angazhuara që të hyjnë në NATO së bashku. Por më herët këtë muaj, Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se Helsinki mund ta rishqyrtojë qëndrimin, nëse Suedia bllokohej përgjithnjë nga hyrja në aleancën ushtarake.

 

 

Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings, thotë se roli i Uashingtonit mund të jetë jetik për tejkalimin e ngërçit.

 

 

“Shtetet e Bashkuara mbajnë karta të rëndësishme. Pikëpyetja është nëse disa prej objektivave të politikave të tyre mund të arrihen duke e mbajtur marrëdhënien të ngrirë deri kur të mbahen zgjedhjet në Turqi dhe pastaj të marrë në konsideratë një fillim të ri. Ajo çfarë po shohim është se Turqia është e irrituar, se ndjen që nuk merr vëmendje të mjaftueshme nga Uashingtoni”, thotë ajo.

 

 

Ankaraja ka kërkesa të shumta për Uashingtonin, si dhe disa mosmarrëveshje që ende vazhdojnë. Megjithatë, analistët sugjerojnë se me vetëm pak muaj deri në zgjedhje, për të cilat anketimet tregojnë se zoti Erdogan nuk është i garantuar se do t’i fitojë, Suedia dhe Finlanda, së bashku me NATO-n, duket se do t’i ndjekin me vëmendje zgjedhjet që po afrojnë.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
anetaresimi i finlandes NATO Turqia

Nga e njëjta kategori

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë luftarake të SHBA-ve

më shumë...

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman: NATO duhet të marrë një karakter më të fortë Evropian

më shumë...

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën në liqenin e Komos

më shumë...

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.