Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

Zjarr në Shelegar dhe Bregas të Finiqit

Kuvendi miraton ndryshime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”,...

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrimi...

Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me...

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të...

Tensione në Kuvend, Bardhi i hedh ujë Ramës, Peleshi...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO jep...

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet:...

Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat që të...

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që po planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor 14:12

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Bastisjet masive janë kryer në 124 adresa nëpër Stamboll, ka bërë të ditur kryeprokurori i qytetit. Në aksion janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.

Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.

Policia i ka arrestuar 115 të dyshuar, mirëpo përpjekjet janë duke vazhduar për t’i arrestuar edhe 22 të tjerë, është thënë në deklaratë.

Zyra e Prokurorit ka thënë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me operativë të IS-it jashtë Turqisë.

Ky njoftim vjen dy ditë pasi agjentë të inteligjencës turke kanë kryer bastisje kundër grupit në kufirin afgano-pakistanez.

Një shtetas turk që dyshohet të ketë pasur rol me rëndësi në një krah të IS-it në rajon, është ndaluar dhe është akuzuar për planifikim të sulmeve kundër civilëve.

Shërbimet turke të sigurisë shënjestrojnë rregullisht të dyshuar për lidhje me IS-in.

Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku grupi vazhdon të operojë në disa rajone.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me Qeverinë turke, është zotuar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i çrrënjosur elementët e IS-it që kanë mbijetuar.

SHBA-ja ka nisur një valë sulmesh kundër pozicioneve të grupit nëpër Siri ditë më parë, si përgjigje ndaj vrasjes së tre amerikanëve.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil janë vrarë nga sulmues të armatosur të IS-it më herët gjatë këtij muaji./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Arrestime sulme Turqi

Nga e njëjta kategori

Plagoset aksidentalisht nga helika e një skafi një person në Vlorë

më shumë...

Zjarr në Shelegar dhe Bregas të Finiqit

më shumë...

E rëndë në Kosovë, djali vret aksidentalisht babain në stan

më shumë...

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrimi në det i anijeve të vogla paraditen e së premtes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:40

Plagoset aksidentalisht nga helika e një skafi...

5:27

Zjarr në Shelegar dhe Bregas të Finiqit

5:14

Kuvendi miraton ndryshime në ligjin “Për Policinë...

5:13

E rëndë në Kosovë, djali vret aksidentalisht...

4:52

Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë!...

4:40

Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i...

4:20

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6...

3:45

Tensione në Kuvend, Bardhi i hedh ujë...

3:33

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i...

3:19

Dëmtimet e syrit tek fëmijët, mjekët: Prindërit...

3:07

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca...

2:42

Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore

2:29

Dita e fundit e Mërkurit në retrograd!...

2:15

“Lamallari do kishte arrestuar të gjitha pulat...

1:56

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria...

1:25

Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar...

1:14

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor...

1:09

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet QSUNT dhe...

1:04

Digjen plehrat e Fushë-Krujës, tymi toksit mbulon...

12:52

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me M...
  • Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.