E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

Turqi, vriten 6 terroristë të ISIS, forcat e sigurisë, operacion në veriperëndim të vendit

Të paktën gjashtë militantë të ISIS-it janë vrarë gjatë një operacioni antiterrorist në Turqinë veriperëndimore.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm turk, i cili tha se edhe tre oficerë policie mbetën të vrarë pasi terroristët hapën zjarr ndaj tyre. Tetë të tjerë, si dhe një roje sigurie, mbetën të plagosur.

Operacioni kishte në shënjestër terroristët e ISIS-it dhe u krye nga forcat turke të sigurisë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër terrorizmit.

Në muajin e fundit, sipas të dhënave të autoriteteve, 138 të dyshuar u arrestuan si pjesë e organizatës terroriste ISIS dhe 97 të dyshuar u ndoqën penalisht.

Reklamë

Gjatë operacionit të kësaj të hëne, pesë terroristë janë vënë në pranga.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë