E ndërsa po kalon nata e tretë pas tërmetit që goditi Provincën Elazig në lindje të Turqisë, ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha.

 

Numri i viktimave ka shkuar në 38. Ekipet kanë arritur të nxjerrin të gjallë 45 persona, ndërsa ende nuk ka një shifër të qartë nëse ka ende persona të mbetur nën objektet e shembura.

 

Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, në një deklaratë për mediat njoftoi se mbi 1600 qytetarë kanë mbetur të lënduar.

 

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i mbrëmjes së 24 janarit ka shkatërruar 72 ndërtesa dhe 514 të tjera janë dëmtuar rëndë.

 

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdohan tha se “plagët e kësaj katastrofe natyrore do ta bëjnë vendin më të fortë”.

 

“Shteti ynë është në ndihmë të qytetarëve tanë me të gjitha mjetet e nevojshme. Humbjet e jetëve janë një plagë e madhe për vendin pas kësaj fatkeqësie. Janë disa të vdekur, 607 të plagosur dhe 1503 persona po marrin mjekimin e duhur në spitale. 45 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar që qytetarët tanë të vuajnë më shumë.

 

Ndërsa në Elazig, përpjekjet e shpëtimit po vijojnë pa u ndërprerë, më shumë se 788 lëkundje kanë goditur provincën e gjunjëzuar. 19 prej tyre janë me magnitudë mbi 4 ballë të shkallës rihter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *