E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Turqi, rrëzohet avioni stërvitor, dy të vdekur

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir.

Sipas raportimeve të para, avioni, me një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar, po tentonin një ulje emergjente në pistën e aeroportit, kur njëri nga krahët e tij preku trotuarin, duke bërë që avioni të rrëzohej.

Administrata e qytetit të Bursës tha në një deklaratë se “një avion stërvitor që i përkiste një shkolle private fluturimi (Fenix ​​Aviation) u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir në provincën tonë. Të dy pilotët vdiqën në përplasje. Për ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë