E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Turqi, pezullohen 11 mijë mësues

Mbi 11 mije mësues ne Turqi janë pezulluar nga detyra nga autoritetet vetëm nje jave përpara fillimit te shkollës, te dyshuar se kane lidhje me Partine e Punëtoreve te Kurdistanit, te cilësuar si terroriste nga Ankaraja zyrtare. Kryeministri Binali Jillderim u shpreh se mësuesit dyshohet se kane lidhje me aktivitete te ndryshme terroriste. Ky zhvillim vjen vetëm pak jave,  pasi shume punonjës shkollash dhe mësues te institucioneve private u larguan nga puna ne muajin korrik, te dyshuar se kishin lidhje me grushtin e dështuar te shtetit. Ministri turk i arsimit deklaroi se 11.285 mësues janë pezulluar nga detyra dhe janë ne pritje te ndjekjes penale. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu theksoi se numri i mësuesve mund te shkoje deri ne 14 mije, pas hetimeve te zhvilluara edhe ne koordinim me zyrtaret lokale. Nuk është ende e qarte se ne cilat qytete janë te punësuar mësuesit nen akuze, por partia kurde është e përqendruar me se shumti ne pjesën juglindore te vendit.

 

 

Më shumë video

Reklamë