Subscribe

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi nuk plotësoi standardet ndërkombëtare. Misioni i vëzhguesve të OSBE-së në një konferencë për shtyp në Ankara,  vlerësoi se fushata ka qenë e pabarabartë dhe se janë keqpërdorur burimet shtetërore. Kritika kanë ardhur edhe nga Këshilli i Europës. Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës, që monitoroi votimin, Cezar Florin Preda, tha se ai nuk plotësoi standardet dhe kuadri ligjor ishte i papërshtatshëm për një proces demokratik. Vendimi për të numëruar votat pa vulë zyrtare minon garancitë ndaj mashtrimeve, por sipas kreut të Komisionit te Zgjedhjeve rezultati është i vlefshëm.

 

Partia kryesore e opozitës në Turqi më herët kërkoi rinumërim të votave, pas rezultatit të ngushtë të referendumit që i jep presidentit Recep Tayyip Erdogan fuqinë ta zgjerojë ndjeshëm pushtetin e tij.

 

Mbështetësit e Partisë Popullore Republikane (CHP) kane dale ne protesta, duke pretenduar per parregullsi te mëdha gjate procesit referendar. Partia opozitare prokurde HDP ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Erdogan arriti te siguroje 51,4 % te votave ne ndryshimet kushtetuese qe e japin atij praktikisht fuqinë e nje sulltani.

 

Fitorja u prit në të gjithë Turqinë, sa me festime, aq edhe me protesta.

 

Tre qytetet më të mëdha të vendit, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri u thanë “Jo” ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është cilësuar nga analistet si një goditje e rende per Erdoganin. Sipas tyre, ky rezultat do te përçaje edhe me shume vendin.

 

Referendumi parashikonte ne total 18 ndryshime te mëdha kushtetuese, ku me kryesori ka te beje me shndërrimin e qeverisjes nga sistem parlamentar ne presidencial.

 

Ato do te hyjnë ne fuqi pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare te nëntorit 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *