Subscribe

Ndërsa dëgjoheshin thirrjet për dënim me vdekje, dhjetëra të dyshuar si organizatorë të grushtit të shtetit në Turqi nën masa të larta sigurie i drejtoheshin një gjykate jashtë Ankarasë.

 

221 persona gjeneralë, ish-oficerë dhe ish-figura të larta të ushtrisë ndodhen në proces gjyqësor. Mes të arrestuarve është edhe ish-komandanti i Forcave Ajrore, Akin Ozturk.

 

Qeveria e presidentit Erdogan pretendon se puci i 15 korrikut te vitit të kaluar është orkestruar nga kleriku Fethullah Gulen, që nga SHBA ku jeton ka mohuar akuzat.

 

Ndërkaq, policia turke ka arrestuar dy mësues, të pushuar nga puna dhe qe prej 75 ditësh ndodheshin në grevë urie në shenjë proteste ndaj vendimit.

 

Që prej ngjarjeve të korrikut mbi 47 mijë persona janë arrestuar në Turqi, nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Gulenit dhe 100 mije punonjës publikë janë pushuar nga puna. Gjatë tentativës për grusht shteti mbetën të vrarë 250 civilë. Muajin e kaluar turqit votuan në referendum per ndryshimet kushtetuese që rrisin pushtetin e presidentit. Tashmë mund të mbahet edhe referendumi për rivendosjen e dënimit me vdekje, që lëvizje që do ta mbante Turqinë larg BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *