Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takim me liderin e opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu.

 

Përmes një postimi në Facebook, Meta tregon mbi diskutimin për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Presidenti e ka ftuar liderin opozitar turk edhe për vizitë në Shqipëri.

 

“🇦🇱🤝🇹🇷 I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.
E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi.” – shkruan Presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *