Ankaraja zyrtare ndalon daljen jashtë vendi per te gjithë akademiket dhe punonjësit e arsimit, nje nga sektorët kyç të lëvizjes Gyleniste në Turqi, qe akuzohet per grushtin e shtetit. Vendimi erdhi pas pezullimit të licencave për mbi 21 mijë mësues e profesorë si dhe pushimin e 15 mije punonjësve të tjerë në arsim. Ndërkohe me herët, nje goditje kane marre edhe mediat, ku enti rregullator u ka hequr licencat 24 televizioneve dhe radiove, qe konsiderohen te lidhura me klerikun Fetyllah Gylen, te cilin Ankaraja e akuzon si organizator te pucit.
Sipas informacioneve te fundit me shume se 50 mije persona janë ndaluar, pezulluar ose pushuar nga puna, ndërsa Këshilli i Arsimit te Larte ka ndaluar akademiket te udhëtojnë jashtë vendit. Largimi nga puna i mijëra zyrtareve ka alarmuar vëzhguesit ndërkombëtare, ndërsa OKB i ka bere thirrje Turqisë te tregoje kujdes me sundimin e ligjit dhe me te drejtat e njeriut. Turqia po shton njëkohësisht edhe presionin ndaj SHBA per te ekstraduar Gylenin dhe kjo çështje ishte ne fokus edhe te nje bisede telefonike qe presidenti Erdoan zhvilloi me homologun amerikan Obama. Zedhenesi i Shtëpisë se Bardhe Josh Earnest sqaroi se nje vendim do te merret bazuar ne nje marrëveshje qe ekziston mes dy vendeve. Ndërkaq organizata Wikileaks publikoi rreth 300 mije emaile sekrete te qeverise turke dhe te partisë se Erdoan AKP, por përmbajtja e tyre nuk dihet. Turqia ka bllokuar aksesin ne faqen e kësaj organizate.